Theranda, Ferizaj, Drita, M - Technologie, Prishtina kualifikohen në gjysmëfinale

Volejboll

Theranda, Ferizaj, Drita, M - Technologie, Prishtina kualifikohen në gjysmëfinale

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 09:34
Theranda, Ferizaj, Drita, M - Technologie, Prishtina kualifikohen në gjysmëfinale

Ekipet favorite kanë arritur të sigurojnë gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.

Drita, M Technologie dhe Prishtina në konkurencen e femrave kanë arritur të fitojn në ndeshjet çerefinale. Në konkurencen e femrave neser zhvillohet ndeshja e fundit e kësaj faze në mes të Skenderajt dhe debutuesit në këtë garë Fer Volley.

Edhe në konkurencen e meshkujve janë zhvilluar ndeshje mjaft interesante.

Drita nga Gjilani ka arritur të fitoj pas një drame prej pesë seteve në Gjilan ndaj ekipit të Pejës.

Theranda më lehtë se që është pritur ka triumfuar ndaj Prishtina Volley, ndërsa Ferizaj ka fituar me rezultat zyrtar, pasiqë AS Vushtrria nuk ka udhëtuar në Ferizaj. Ndeshja e fundit e kësaj faze në konkurencen e meshkujve zhvillohet nesër në Ferizaj, ku Luboteni takohet me Vëllaznimin e Gjakovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat