Skenderaj ndëshkohet nga FVK, Drita me rezultat zyrtar në finale të Kupës së Kosovës

Volejboll

Skenderaj ndëshkohet nga FVK, Drita me rezultat zyrtar në finale të Kupës së Kosovës

Nga: K.G. Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 18:17
Drita me rezultat zyrtar në finale të Kupës së Kosovës

Drita nga Gjilani është kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës në volejboll (femrat).  Ndeshja mes Skenderajt dhe Dritës nuk u zhvillua, kështu që Komesari i Garave i FVK-së, Lulzim Gërguri, vendosi 3:0 me rezultat zyrtar për gjilanaset.

“Drita kualifikohet ne Finale të Kupës së Kosovës 2020.

Pas një vendimi të komesarit te garave dhe pa lojë KV Drita kualifikohet ne finale te Kupës së Kosovës 2020!

Image

U dash qe te luhet ndeshja gjysmëfinale në mes të KV Skenderaj - KV DRITA por ekipi kundërshtar nuk paraqiti orarin për ndeshje në bazë të rregulloreve të FVK-së deri një ditë para ndeshjes.

Ekipi kundërshtar dëshiroj të luaje ndeshjen në palestër e cila nuk lejohet me “Rregulloren e Mbrandahme” të FVK-se në një nivel të tillë garave!!! 
Ne me keqardhje ne pritem këtë lajme por zbatimi i rregulloreve është prioritet i ynë dhe duhet të jetë prioritet i çdo ekipe.

Në finale e KV DRITA takohet me KV M-Technologie”, njofton Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat