Prishtina F kërkon lojtare në Venezuelë

Volejboll

Prishtina F kërkon lojtare në Venezuelë

Nga: K.Goca Më: 9 janar 2021 Në ora: 14:04
Mehdi Mehmeti

Pjesa e dytë e kampionatit pritet të bëhet edhe më interesante, sidomos mes skuadrave që synojnë titullin e kampionit të Kosovës (femrat). 

Klubi i volejbollit Prishtina F. synon që të përforcohet në disa reparte dhe të jetë më e fortë për pjesën e dytë të kampionatit.

Burimet brenda klubit, thonë se drejtori Mehmdi Mehmeti, është duke hulumtuar tregun dhe po kërkon lojtare edhe në Venezuelë.

“Mehdiu është duke kërkuar dy lojtare në Venezuelë, por sa do të arrijë qëllimin, mbetet të shihet. 

Ai është në negociata me dy lojtare, njëra në pozitën e pasueses dhe tjetra në atë të pranueses. 

Drejtori është duke shikuar edhe në dy shtete tjera”, tha një zyrtar në kushte anonime brenda klubit për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Prishtina, në pjesën vjeshtore ka përfunduar në vend të katërt me 18 pikë të mbledhura.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat