Skuadra e Dritës nga Gjilani në volejboll në konkurrencën e femrave ka arritur të fitoi Kupën e Federatës, pasi në finale ka mposhtur skuadrën ferizajasve Kastrioti 3:0. Në këtë ndeshje dominuan vashat nga Gjilani, që për asnjë moment nuk e rrezikuan fitoren në këtë takim. Drita ishte superiore ndaj Kastriotit duke arritur ta mbroj trofeun e fituar një vit më parë duke qenë e pa konkurrencë. Të kujtojmë që në gjysmëfinale Drita kishte mposhtur Prishtinën me rezultat 3:1.