Skenderaj mposhtet nga hungarezet

Volejboll

Skenderaj mposhtet nga hungarezet

Nga: K.Goca Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 19:33
Volejbollistet e Skenderaj

Skenderaj pësoi me rezultat 3:1 (25:19, 25:19, 23:25, 25:14) nga Vasas Obuda nga Hungaria, në ndeshjen e parë të 16-ës së finales së CEV Challenge Cup në volejboll (femra). Vashat nga Skenderaj me gjithë orvatjet nuk arritën të nxjerrin rezultat të favorshëm, në ndeshjen që u zhvillua në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë. Mysafirët ishin më të shkathëta dhe ngadhënjyen me plotë meritë. Skenderaj vetëm në setin e tretë ka qenë më i mirë, por jo edhe të të tjerët. Ato e fituan setin e tretë me 25:23, por të tjerët i humbën me 25:19, 25.19, 25:14. Ndërkaq, trajneri i Skenderajt, Ylli Kadriu, tani duhet të mendoj për takimin e kthimit që do të luhet në Budapest me 17 janar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat