Volejbollistja më e mirë shqiptare, Arjola Prenga, befasoi me një fotografi që e ka postuar në profilin e saj në facebook, ku shihet duke demonstruar një teknikë të sportit skofiar.
Aty shihet që vendi nuk është për lojë, por duket si një stërvitje e lehtë në të ftohtin e që mbretëron në shtetin norvegjez, ku ka ende borë, përderisa në Kosovë e Shqipëri tani po lulëzojnë lulet e po gjelbërohen fushat e malet. Prenga është anëtare e kombëtares së Shqipërisë, një periudhë edhe lojtare Dritës nga Gjilani, kampione në fuqi.