Mali i Zi fiton ndaj Kosovës

Volejboll

Mali i Zi fiton ndaj Kosovës

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 19:17
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës, ka patur paraqitje dukshëm më të mirë në sfidën e dytë të kualifikimeve për botërorin 2018, të cilat po mbahen në Bullgari.

Kombëtarja jonë e drejtuar nga përzgjedhësi Lorik Ilazi, ka lënë gjurmë të reja në këto kualifikime, ku po paraqitet për herë të parë.

Pas debutimit historik të enjten, në Palestrën Hristo Boev të Sofjes, kombëtarja jonë shfaqi plotësisht fytyrë tjetër në përballje me fqinjët e Malit të Zi, sidomos në hapje të takimit.

Ndeshja nisi shumë mirë për kombëtaren tonë, e cila në setin e parë arrin për herë të parë në këtë turne, të prek kuotën e 20 pikëve, duke mos I lejuar malazezeve shkëputje më të madhe se 5 pikë, në mbyllje të kësaj periudhe.

Në këtë set, deri te time-out i parë teknik, shifrat ishin 8-6, kurse në time-outin e dytë, Mali i Zi krijon “distancë” prej 5 pikësh, 16 me 11.

E veçantë e setit të parë ishin edhe 4 pikë të Kosovës të marrura nga shërbimi (ace).

Në fund të setit të parë, Kosova edhepse gjendej në disavantazh 21 me 16, arrin që deri në fund të shnëojë edhe 4 pikë tjera, për ta mbyllur setin e parë 25:20.

Në setin e dytë, Kosova u gjend në disavantazh prej 5 me 2 dhe seria e suksesshme e kundërshtareve nga Mali i Zi, vazhdoi deri në kuotën e pikëve 13:3.

Rënia e ritmit të lojës te Kosova, i mundësoi malazezeve që të shkëputen deri në 23:6.

Mali i Zi e fitoi setin e dytë, 25:7.

Seti i tretë i gjeti me komoditet më të shtuar, malazezet, të cilat e kishin epërsinë prej 2:0 në sete.

Ato e filluan këtë set duke shënuar tri pikët e para pa problem derisa deri në time-outin e parë teknik, Kosova gjendej në disavantazh prej 8:3, për të ngecur në kuotën e 5 pikëve deri në fund të ndeshjes.

Mali i Zi shënoi fitoren e parë në këto kualifkime, pas humbjes 3:0 nga Rumania në ndeshjen e parë, kurse kjo ishte humbja e dytë e Kosovës.

Kombëtarja jonë, nesër e zhvillon ndeshjen ndaj Zvicrës, nga ora 14:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat