Mehmeti pyet: Deri kur do të harxhosh paranë e shtetit për ekskursionet që i bëre në Rusi?!

Volejboll

Mehmeti pyet: Deri kur do të harxhosh paranë e shtetit për ekskursionet që i bëre në Rusi?!

Nga: Kemajl Goca Më: 13 qershor 2017 Në ora: 15:48
KV Prishtina F.

Klubi i volejbollit Prishtina F. në konkurrencën e femrave, ka kohë që është në luftë të ashpër me Federatën e Volejbollit të Kosovës. Klubi Prishtina sërish godet FVK-në, madje ka edhe një pyetje për të. “Desha të bëjë një pyetje për kryetarin e FVK-ës dhe selektorin e përfaqësueses së Kosovës, vallë, a ekziston Prishtina në mendjen tuaj të qelbur?! Është hera e dytë që ju Prishtinën e lëni anash thua se këtu nuk luhet volejbolli. Po, ti o i mjerë që luan me ndjenjat e fëmijëve, a mendon se çdo herë ka me të shkua kungulli mbi ujë. Ti për të bëmat që je kah i shkakton kësaj Federate shpejtë do të vijë fundi. Dua që të përmendë disa emra që meritojnë të jenë në përfaqësuese: Entela Muqolli, Donika Xhemajli, Vlera Hajrizi, Linda Selmani, Leonora Rama e shumë e shumë lojtare tjera që disa prej Prishtina Voley nuk e po jua di emrin dhe kërkoj ndjesë që nuk i përmenda. Ju o të mjerë, a mendoni se vetëm 3 klube duhet të përfaqësojnë Kosovën në Bosnje pa Prishtinën? Deri kur o i mjerë ke me luajt me ndjenjat e lojtareve?! Deri kur do harxhohesh  paranë publike për përgatitjen e 3 klubeve e të anashkalosh ekipet tjera. Deri kur do të harxhosh parat e shtetit për ekskursionet që i bëre në Rusi?! Deri kur ti do bësh çfarëdo me para te shtetit pa e pyetur askënd. Duhet të kesh turp për këto të bëmë që po i bënë komunitetit të volejbollit. Prandaj, jep dorëheqje o i mjerë”, shkruan Mehdi Mehmeti, kryetar i KV Prishtina F. Akuzë e rëndë në drejtim të federatës dhe askush nuk e di se kur mund të arrihet paqja mes klubit dhe federatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat