Luzha i trishtuar, tregon ferrin në aeroplan!

Volejboll

Luzha i trishtuar, tregon ferrin në aeroplan!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 qershor 2017 Në ora: 19:32
Kemajl Luzha

Veprimtari sportiv, Kemajl Luzha, ndryshe ish kryetari i klubit të volejbollit Luboteni nga Ferizaj, tha se është i trishtuar, për faktin se sa ishte në aeroplan, ka parë ferrin, ngase ka pasur turbulenca të mëdha shkaku i motit të keq. “Moti i keq detyroi aeroplanin e linjës Stamboll-Prishtinë të zbarkojë në Sofje.

Pas dy tentimeve në Prishtinë dhe Shkup nuk pati sukses edhe pse shumë kanë rrezikuar, pastaj u detyruam të zbres në Sofje të Bullgarisë, ku jemi momentalisht për kundër problemeve të mëdha që patëm, të gjithë jemi mirë dhe tash po tentojmë nga Sofja të nisemi për Prishtinë. Shpresojmë të mos na përsëriten turbulencat dhe ato që na ndodhen gjatë rrugës. Moti keq na ka zënë duke zbritur Prishtinë, pastaj provoj edhe Shkup përsëri pati probleme dhe na sjelli në Sofje”, tregon trishtimin Luzha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat