Vashat shqiptare 8 me 2 maqedonasve, futen në histori! - Bota Sot
Vashat shqiptare 8 me 2 maqedonasve, futen në histori!

Volejboll

E martë, 20 nëntor 2018

Vashat shqiptare 8 me 2 maqedonasve, futen në histori!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 mars 2018 Në ora: 11:36
KV Universiteti

Universiteti i Tetovës është në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë në volejboll (femrat). Trimëreshat shqiptare u kualifikuan në finalen e madhe, pasi që eliminuan ekipin “Nakovski Volej’ nga Strumica. Vashat shqiptare fituan me 3:0 në takimin e kthimit në Strumicë, duke e përmbysur humbjen në sfidën e parë në Tetovë me 3:2 dhe me rezultat të përgjithshëm 5:3 u kualifikuan në finale dhe ndeshen me Kumanovën.

Kryetrajnerja Laureta Abazi është e lumtur për fitoren bindëse dhe futen në histori si ekipja e parë shqiptare në konkurrencën e femrave, që janë në finale e madhe në volejboll. Arma më e fortë e Universitetit pa dyshim se ka qenë vetëbesimi dhe në fakt zbatuan të gjitha detyrat në përpikëri nga kryetrajnerja. Finalja pritet të luhet me 28 apo 29 prill dhe Universiteti ka rastin që për herë të parë të stoliset me trofeun e çmueshëm. Me një fjalë, vashat tetovare treguan lojë fenomenale duke ua bërë 8 me 2 maqedonasve.

Kryetrajnerja shprehet se ka qenë fitore e merituar dhe tani vëmendjen e ka nga finalja. “Fitore e merituar, luajtëm ashtu siç na ka hije, dhamë maksimumin në terren dhe u kualifikuan në finalen e madhe. Shpresoj se këtë vit do ta ngrejmë kupën në Tetovë sepse Tetova meriton një gjë të tillë. Na jepet mundësia njëkohësisht të garojmë edhe jashtë por këtë ti ia lëmë të ardhmes. E rëndësishme është që KV Universiteti i Tetovës bëri bum këtë vit në ligë dhe po hapëron shumë sigurt drejt titullit kampion!”, thotë për gazetën kombëtare “Bota sot”, Abazi. Volejbollistet tetovarë janë të lumtura dhe secila ka dhënë maksimumin, duke u nisur nga Erjona Jonuzi, Erza Jumniu, Besa Xhemaili, Qëndresa Baftijari, Yllzana Berzati, Arnisa Dehari, Sara Shehu, Niagar Xhemaili, Florida Xhemaili, Elinda Jonuzi, Venesa Esati, Mirela Memeti dhe Toska Salija.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test