Në Ferizaj ka përfunduar Kampionati i Kosovës për grupmoshën U-16, ku Kastrioti arriti të shpallet Kampion i Kosovës për vitin 2017/18, duke fituar ndaj Skenderaj në finale.
Në ndeshjen për vend të tretë ekipi i Klinës fitoj ndaj Prishtina Volle F me rezultat 2:0.
Kupën ekipit fitues i’a ndau kryetari i FVK- së z.Abedin Ibrahimi, ndërsa medaljet për tri vendet e para i ndanë Sekretari I Përgjithshëm i FVK-së z. Valon Nikçi dhe Komesari i Garave z. Lulëzim Gërguri.
Rezultatet e ndeshjeve të Play-off
Gjysëmfinalet
Kastrioti - Klina 2:0
Skenderaj - Prishtina Volley F 2:0
Ndeshja për vend të tretë
Klina - Prishtina Volley F 2:0
Finalja
Kastrioti - Skenderaj 2:0