Ilazi: Presion mund të kenë ata që luajnë kundër kampionit

Volejboll

Ilazi: Presion mund të kenë ata që luajnë kundër kampionit

Nga: Kemajl Goca Më: 11 tetor 2018 Në ora: 19:07
Ilazi: Presion mund të kenë ata që luajnë kundër kampionit

Klubi i volejbollit Drita nga Gjilani, kampione në fuqi, me qetësi e pret ballafaqimin me Prishtina F. e cila luhet në kryeqytet në fundjavë, në kuadër të javës së dytë të Superligës së Kosovës në volejboll (femrat).  Kryetrajneri i Dritës, Lotik Ilazi, tha se nuk mund të kenë frikë nga një ekip që sapo është futur në ligë. “Ne punojmë çdo ditë pa ndërprerë që të jemi numër 1, siç edhe jemi!

Drita në çdo ndeshje futet për fitore dhe çdo ndeshje jep më të mirën e vet.

Nuk mund të kemi presion nga një ekip që sa është futur në Superligë dhe nuk ka ndryshime!!!

Presion mund të kenë ata që luajnë kundër kampionit të shumëfishtë e jo ne!”, thotë për gazetën kombëtare “Bota sot”, Lorik Ilazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat