Kryendeshja në kryeqytet

Volejboll

Kryendeshja në kryeqytet

Nga: K. G. Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 18:43
Pamje nga një ndeshje

Të shtunën dhe të dielën do të zhvillohen ndeshjet e javës së 8-të në Superligën e Kosovës në volejboll.  Në konkurrencën e femrave do të takohen-e shtunë: Ulpiana-Skenderaj (17.30), M-Technologie-Prishtina F. (17.30), Gryka-Vushtrria (18.00) dhe të dielën: Feronikeli-Drita (14.30). Te meshkujt, takohen, e shtunë: Ulpiana-Shpella (19.30), e diel: Prishtina Volley-Theranda (14.00), Luboteni-AS Vushtrria (18.30), Drita-Drenica (19.30) dhe Peja-Vëllaznimi u shty.  Në fakt, kryendeshja do të luhet në kryeqytet mes M-Technologies dhe Prishtinës. Megjithatë, vashat e M-Technologie apo të Prishtina F do të dalin triumfuese, mbetet të shihet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat