Autoritetet e Kosovës e kanë ndërmarrë edhe një veprim veprim për forcimin e shtetit. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi u ka thënë medieve qendrore se asnjë ekip serb nuk do të mund të hyjë në Kosovë pa lejen e Federatave tona të sportit.
Mediat serbe kukasin dhe kanë raportuar se lojtarët e volejbollit të ekipit O.K. Kosovska Mitrovica nga Loznica, u ndalën në pikën kufitare të Jarinjës. Ata të dielën patën të luajnë ndeshjen e raundit të 10 të Ligës së Parë të Volejbollit të Serbisë, në qytetin e Mitrovicës.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka konfirmuar për mediat se një ekip serb i volejbollit është ndaluar në pikën kufitare të Jarinjës për shkak se nuk kanë marrë leje nga Federata e Volejbollit të Kosovës për të zhvilluar një ndeshje.
Ai tha se tash e tutje sportistët serbë nuk do të mund të hyjë në Kosovë pa marrë leje paraprakisht nga Federata.