Fëmija i parë në kantonin e Gjenevës lind shqiptar! - Bota Sot
Fëmija i parë në kantonin e Gjenevës lind shqiptar!

Zvicra

Fëmija i parë në kantonin e Gjenevës lind shqiptar!

Më: 1 janar 2019 Në ora: 21:21
Prindërit e fëmijës

Foshnja e parë për ketë vit në Kanotnin e Gjenevës është shqiptar nga Kosova. Ai ka lindur në në orën 0:03 në Materinitetin e Spitalit në Universitetn e Gjenevës (HUG), njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra.

Babi i voglushit: Mund të quhet Aulon, por ende nuk është e sigurt

Mësohet se prindërit e lumtur shqiptarë kanë kohe deri më 4 janar të zgjedhin emrin e djalit të tyre të vogël. “Mund të quhet Aulon, por ende nuk është e sigurt…” ka thëne prinderit e bebës per gazeten zvicerane “Tribune de Genève”.

Agjencia e lajmeev “Presheva Jonë” përkujton se kantoni i Gjenevës ka rreth gjysëm milioni banorë, ku vetme në Gjenevë numri i shqiptarëve sillet mbi 20 mijë sish.

Prindërit e djalit të vogël, shqiptarë të Kosovës Ejup Limani, 37 vjeç dhe ema e cila ka arritur nje Gjenevë para nje viti.

“Unë jam duke menduar për Aulon, por unë nuk jam i sigurt. Nëna gjithashtu është e lumtur me këtë emër, por nga atje për ta shkruar në letër … ” Kështu që deri më 4 janar do të vendosë.

Ky është fëmija i tretë i këtij çifti Avanchets, pas Samiut i lindur në vitin 2012 dhe Alinës e lindur në vitin 2016. Babai, qëndroi deri në orën 4 të mëngjesit me gruan e tij për ta pritur voglushin e tij në jetë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...