Publikohen pamje të aksidentit në Zvicër ku vdiq shqiptari, shpejtësia ishte e madhe - Bota Sot
Publikohen pamje të aksidentit në Zvicër ku vdiq shqiptari, shpejtësia ishte e madhe

Zvicra

Publikohen pamje të aksidentit në Zvicër ku vdiq shqiptari, shpejtësia ishte e madhe

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 16:15
ilustrim

(E plotësuar)-  Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër, pasi një shtetas i Kosovës, 46 vjeçar, me banim në Kantonin St. Gallen, ka humbur jetën në një aksident trafiku.

Rasti ka ndodhur në rrugën Tigelbergstrasse, në një fshat Berneck.

Shkaku i aksidentit ende nuk dihet, por sipas pistës së parë vetura ka qenë me shpejtësi më të madhe, pasi ka depërtuar përtej rrethojave, duke u rrokullisur disa herët në atë pjesë.

Ambulanca, kishte arritur me kohë, por mjeku i emergjencës, ka konstatuar se i aksidentuari ka gjetur vdekjen menjëherë.

Ndërkaq hetimet e detajuar do të vazhdojnë tutje, pasi terreni nuk është i përshtatshëm dhe sipas autoriteteve policore kjo do të marrë kohë deri në ekzaminimin përfundimtar të rastit.

***

Aksident i rëndë në Zvicër, vdes një shqiptar

Një shtetas i Kosovës, 46 vjeçar, me banim në Kantonin St. Gallen, ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur sot para orës 8, shkruan smopo.ch.

Shqiptari ka qenë duke e ngarë makinën tatëpjetë rrugës Tigelbergstrasse në drejtim të fshatit Berneck, kur, për shkaqe të panjohura, ka dalë nga rruga duke e goditur dhe depërtuar një rrethojë.

Pas kësaj, makina duket të jetë përplasur disa herë në bregun e rrëpishëm ku ka rënë pas kalimit të rrethojës.

Në fund, shoferi është katapultuar nga makina para se ajo të ndalej përfundimisht.
Mjeku i urgjencës dhe ekipi shpëtimtar i ardhur ndërkohë, kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen e kosovarit.

Incizimi i vendit të ngjarjes, për shkak të terrenit të vështirë, paraqitet i ndërlikuar dhe pritet të marrë një kohë të konsiderueshme, thonë në polici.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat