Ish-kryetari i degës së LDK-së në Zvicër, Haki Latifi, ka uruar deputetin Anton Quni, për postin e ri, pasi ky i fundit është zgjedhur kryetar dege në LDK-në e Prizrenit.
Ai thotë se zgjedhja e Qunit në krye të LDK-së, është shpresë e kthimit të besimit tek anëtarët e devotshëm të LDK-së në këtë Degë dhe më gjerë.
Ja postimi i tij:
I nderuar z. Kryetar i Degës së LDK-së në Prizren Anton Quni!
Duke e mirëpritur zgjedhjen Tuaj në postin e kryetarit për ta udhëhequr Degën e LDK-së në Prizren, më lejoni që me rastin e marrjës së besimit të Kuvendarëve, t'ju uroj zgjedhjen t'uaj.
Zgjedhja juaj kryetar i kësaj Dege të rëndësishme për LDK-në më gëzoj, në të cilën është shpresë e kthimit të besimit tek anëtarët e devotshëm të LDK-së në këtë Degë dhe më gjerë.
Duke ju uruar shëndet, punë të mbarë dhe suksese në drejtimin e kësaj Dege të rëndësishme për LDK-në si dhe për organizimin , forcimin dhe kultivimin e mëtejmë të filozofisë Rugovjane. Gjithashtu shpreh urimet më të sinqerta, për kryesinë e kësaj Dege, i bindur se përmbushja e misionit Tuaj do të luajë një rol të veçantë në arritjen e objektivave për Komunën e Prizrenit dhe të Kosovës.
Jam i bindur se Ju, me aftësinë, përvojën, urtësinë tuaj, do të arrini që me sukses t’i adresoni interesat e anëtarësisë së Degës së LDK-së dhe të qytetarëve të Prizrenit.
Uroj edhe të gjithë anëtarët e kryesisë dhe delegatët të cilët morrën besimin nga ky kuvend zgjedhor.
Zoti ju bekoftë!
28 qershor 2019
Me nderime
Haki Latifi