76 vjeçarja pranon vrasjen e Iljasit 7 vjeçar nga Kosova, por fajëson autoritetet

Zvicra

76 vjeçarja pranon vrasjen e Iljasit 7 vjeçar nga Kosova, por fajëson autoritetet

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 17:28
76 vjeçarja pranon vrasjen e Iljasit 7 vjeçar nga Kosova, por fajëson autoritetet

Sot në Bazel ka nisur gjykimi për vrasjen e 7 vjeçarit shqiptar, të cilit fatkeqësisht ia mori jetën një 76 vjeçare. Kjo e fundit e ka pranuar veprën, por fajin e sheh te autoritetet.

Gruaja 76 vjeçare që nga fillimi i gjykimit ka rrëfyer se e ka vrarë një djalë të vogël vitin e kaluar, shkruan sda.ch.

Prokuroria ka kërkuar që ajo të mbahet nën masa kujdestarie në institutin përkatës për të sëmurë mentalë, pasi konsideron se ajo është e papërgjegjshme penalisht (e sëmurë mentale).

76 vjeçarja thuhet se gjatë rrugës nga shkolla për në shtëpi, ka goditur me thikë një nxënësin shtatë vjeçar. Ajo këtë akt e kishte bërë më 21 mars të vitit të kaluar, teksa e ka pranuar në pyetjet e prokurorisë.

“Unë e bëra veprën, më vjen keq, lutem çdo ditë që kjo të mund të zhbëhet”, thotë ajo.

Ajo fajin e hedh tek autoritetet, ku thotë se është viktimë e tyre. Ajo e ka mohuar se ka vepruar në gjendje “dëliri” dhe ka thënë se “nuk kishte zgjidhje tjetër”.

“Ne jemi trajtuar si gjah në pyll dhe jo si njerëz”, ka thënë ajo duke iu kthyer përsëri pikës se ajo dhe ish partneri i saj nuk janë përfillur nga autoritetet.

Një psikiatër mjekoligjor i angazhuar në proces beson se gruaja ka vepruar në gjendje deliri mashtruese dhe se është e papërgjegjshme penalisht.

Për vite të tëra, ajo ka pasur idenë fikse se është viktimë e autoriteteve. Eksperti mbron vendosjen e saj në një klinikë psikiatrike dhe, ndryshe nga prokuroria publike, jo në kujdestari.

Aktgjykimi do të shqiptohet të martën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat