Magjia e bukurisë nga shqiptari në Zvicër

Zvicra

Magjia e bukurisë nga shqiptari në Zvicër

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 20:17
Kristian Pali

Kemi dëgjuar për artistë e sportistë shqiptarë të suksesshëm kudo por këtë herë personazhi ynë është talent në të bukurën. E kemi fjalën për djaloshin me origjinë nga Gjakova e Kosovës Kristian Pali apo siç njihet edhe salloni i tij Coiffer Cristian në Zvicër konkretisht në Zürcherstr 65, 8953 Dietikon.

Ai kujdeset për shumë femra për dukjen e tyre dhe është i vetmi për balayage. Mjafton që të klikoni në faqen e tyre të ndjekur në instagram @coiffeurcristian e të shihni mjeshtërinë dhe fashion në flokët e gjinisë së bukur.

Ne mësojmë se klientela e shqiptarit është mjaft e zgjedhur dhe speciale madje për punën e tij kanë shkruar dhe mediat e huaja.

Falë pasionit plot talent dhe punës së tij ai çdo ditë e më tepër po rritet si emër ndërsa bukuroshja dhe ylli i talent-show DSDS në Gjermani Tamara Lara Perez i beson duarve të Kristianit për daljet e saj publike si dhe shumë e shumë të tjera.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat