Kuvendi i Nëndegës së LDK-së në Burgdorf zgjodhi z. Refki Kryeziu kryetar të nëndegës

Zvicra

Kuvendi i Nëndegës së LDK-së në Burgdorf zgjodhi z. Refki Kryeziu kryetar të nëndegës

Më: 18 shtator 2016 Në ora: 18:18
LDK

Nga aktiviteti zgjedhor në Degën e LDK-së në Zvicër

Në sallën e restaurantit "Bären" në Alchenflüh/BE, në kuadër të zgjedhjeve në Degën e  LDK-së në Zvicër, Nëndega e LDK-së në Burgdorf/BE sot, më 18 .09.2016 në një atmosferë pune mbajti kuvendin e saj zgjedhor.

Në fillim u mbajt një minutë heshtje me rastin e vdekjës së veprimtarëve të kësaj nëndege.
Kuvendi në fillim miratoj raportet e punës të paraqitura nga kryetari i gjertanishëm z. Refki Kryeziu dhe raportin financiar të paraqitur nga arkatari z. Ramiz Gashi.
Në raportet e tyre u përmend kontributi i kryesisë dhe anëtarësisë së kësaj nëndege gjatë periudhës në mes dy kuvendeve duke punuar në rrespektimin e institucioneve dhe rrespektuar filozofinë Rugovjane.
Në këtë kuvend u zgjodhën kryetari dhe kryesia prej 11 anëtarve si dhe delegatët për kuvendin e Degës së LDK-së në  Zvicër. Kryetar i nëndegës u zgjodhë  z. Refki Kryeziu.
Punimet e kuvendit i përcollën anëtari i kryesisë së degës së LDK z. Hasan Spahiu i shoqëruar nga anëtari e Kryesisë së Degës, Zeqir Gjukaj. Nga nëndega e LDK-së në Cyrih kryetari z. Lulzim Maliqi i shoqëruar nga anëtarët e kryesisë së kësaj nëndege z. Alil Elezi dhe Islam Maliqi.
Kuvendin e përshëndeti edhe kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër z. Haki Latifi në të cilën i uroj punë të mbarë kuvendarëve dhe suksese në punën e mëtejme kësaj nëndege.
Në fjalën përshëndetëse z. Hasan Spahiu theksoj se: "Përsëritja e procesit zgjedhor në Degën e LDK-së në Zvicër po bëhet në bazë të vendimeve të kryesisë së LDK-së për shkak të parregullsive që e kanë përcjell kuvendin e 8-të të kësaj Dege si dhe të degëve të LDK-së në Gjermani dhe Kllokot, si dhe duke u bazuar në Nenin 30 të statutit të LDK-së dhe të vendimit të Kuvendit të LDK-së të datës 28 maj 2016. Njëherit apeloj për mirëkuptim dhe unitet brenda LDK-së duke vlerësuar kontributin e kësaj nëndege për këto 27 vjet veprimtarie si dhe uroj punë të mbarë këti kuvendi".
Kuvendarët zgjodhën edhe 7 Delegatë të cilët do ta përfaqsojnë Nëndegën në kuvendin zgjedhor të Degës së LDK-së në Zvicër.
Në fund kryetari i posa zgjedhur z. Refki Kryeziu falenderoj kuvendarët për besimin e dhënë duke u zotuar se do të punojmë si ekip i mirë në të mirë të forcimit të LDK-së dhe avancimit të organizimit të kësaj nëndege në dobi të anëtarësisë së LDK-së dhe komunitetit shqiptar në regjionin e Burgdorfit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat