Policia e Luzernit të premten në Kriens të Zvicrës ka arrestuar një diler droge. Ai u kap në flagrancë duke shitur heroinë, shkruan “Luzerner Zeitung”.
26 vjeçari është arrestuar në Kriens, mëngjesin e sotëm, e hënë. “Nga bastisjet në shtëpinë e tij ju gjetën një sasi e konsiderueshme e kokainës, heroinës dhe drogave tjera,” përcjell botasot.info.
I arrestuari është shqiptar dhe tashmë lënda e tij është marrë për shqyrtim nga Prokuroria e Luzernit. Shqiptari është dërguar në paraburgim./Bota sot