Bangkok: Policia përdor gaz lotsjellës gjatë përleshjes me protestuesit

Afrika

Bangkok: Policia përdor gaz lotsjellës gjatë përleshjes me protestuesit

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 21:48
Bangkok

Protestat kundër Qeverisë në Tajlandë shpërthyen në dhunë të shtunën, pasi policia përdori gazlotjsllës dhe plumba gome ndaj demonstruesve që hidhnin gurë dhe fishkzjarrë.

Re të tymit mbërthyen rajonin Din Daeng në Bangkok, kur policia i bllokoi rrugët që shpijnë drejt bazës ushtarake ku ndodhet shtëpia e kryeministrit.

Protestuesit e kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, Prayuth Chan-ocha, dhe që një pjesë e buxhetit të monarkisë dhe ushtrisë të kanalizohen në betejën kundër koronavirusit.

Protestat janë zgjeruar javëve të fundit teksa Qeveria ka dështuar që ta vërë nën kontroll përhapjen masive të COVID-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat