Dy eksplodime dëgjohen në Ugandë

Afrika

Dy eksplodime dëgjohen në Ugandë

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 10:09
Foto

Dy shpërthime të forta u dëgjuan në kryeqytetin e Ugandës, Kampala, herët këtë të marte, raportuan dëshmitarët.

Ata thanë se një shpërthim ndodhi pranë një stacioni policor dhe një tjetër përgjatë një rruge pranë ndërtesës së parlamentit.

Duket se ky shpërthim kishte në target një ndërtesë të një kompanie sigurimesh dhe zjarri i mëpasshëm përfshiu makinat e parkuara jashtë.

Disa nga deputetët u evakuuan në zonën afër parlamentit, sipas transmetuesit kombëtar UBC.

Një video e dëshmitarit e postuar në internet shfaqi një shtëllungë tymi të bardhë që ngrihej nga vendi ku ndodhi shpërthimi.

Policia ende s’ka folur për ngjarjen dhe ende s’dihet nëse shpërthimi ishte nga bombat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat