Zjarr në Parlamentin e Afrikës së Jugut

Afrika

Zjarr në Parlamentin e Afrikës së Jugut

Më: 2 janar 2022 Në ora: 09:52
Tymi duke dalë nga ndërtesa e Parlamentit të Afrikës së Jugut më 2 janar 2022.

Një zjarr shpërtheu në ndërtesën e Parlamentit të Afrikës së Jugut, që gjendet në Kejp Taun.

Zjarrfikësve iu deshën disa orë që ta vinin zjarrin nën kontroll, që shkaktoi shtëllunga tymi që dukeshin nga disa kilometra larg ndërtesës.

Ministrja e Punës Publike dhe Infrastrukturës, Patricia De Lille, u tha gazetarëve se zjarri ka shkaktuar dëme në Dhomën e Parlamentit Kombëtar.

Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar nga zjarri.

Raportimet e para lënë të kuptohet se zjarri nisi në një zyre brenda ndërtesës, por ende nuk dihet shkaku i zjarrit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat