Zhduket aeroplani me 22 pasagjerë dhe anëtarët e ekuipazhit në Nepal

Afrika

Zhduket aeroplani me 22 pasagjerë dhe anëtarët e ekuipazhit në Nepal

Më: 29 maj 2022 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Një aeroplan i vogël komercial me të cilin menaxhon kompania private në Nepal, është zhdukur me 22 pasagjerë dhe anëtarët e ekuipazhit, kanë bërë të ditur mediat e atjeshme.

Sipas informacioneve të para, aeroplani Tara Air 9 NAET me dy motorë, ishte ngritur në ajër nga qyteti turistik Pokhare, rreth 200 kilometra në veriperëndim të Katmandus – ku për destinacion kishte Jomsomin. Ai kishte humbur kontaktin me kullën rreth orës 9:55.

“Aeroplani për herë të fundit është parë mbi Jomsom në rajonin Mustang, e më pas ishte nisur drejt maleve Dhaulaigir, ku pas këtij veprimi ka humbur kontaktet me kullën”, ka bërë të ditur Netra Prasad Sharma nga agjencia e aviacionit civil.

Në fluturake ishin katër persona nga India dhe tre nga Japonia, të tjerët ishin shtetas të Nepalit, raporton televizioni publik i këtij vendi.

Sipas zyrtarëve policorë, dyshohet se aeroplani është rrëzuar diku në Titi në rajonin e Mustang.

“Banorët e Titi kanë informuar autoritetet se kanë dëgjuar një zhurmë të pazakontë”, ka thënë për ANI, Ram Kumar Dani nga policia e Nepalit. /

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat