Data e fundit për zgjedhjen e presidentit, 4 janari apo 5 prilli?

Aktuale

Data e fundit për zgjedhjen e presidentit, 4 janari apo 5 prilli?

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 20:10
Kuvendi i Kosovës

Nga data 5 nëntor kush ish presidenti Thaçi dha dorëheqje, partitë politike kanë filluar diskutimet për të plotësuar pozitën boshe të lënë nga ai. Nga organizatat joqeveritare kanë mendime të ndryshme për datën e fundit se kur duhet të zgjidhet i pari i vendit. Datat që po përmenden janë 4 janar dhe 5 prill.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se Kuvendi ka afat deri me 4 janar ta zgjedh presidentin e ri, ndryshe vendi do të shkojë në zgjedhje.

“Presidenti Thaçi ka dhënë dorëheqje me 5 nëntor dhe po të njëjtën ditë kanë kaluar kompetencat te Kryetarja e Kuvendit. Duke u bazuar në afatin 60 ditor që nga dhënia e dorëheqjes, pra që nga dita kur Kuvendi është dashur të fillojë me procedurat për zgjedhjen e presidentit, i bie që ky Kuvend të zgjedh presidentin e ri më së largu deri më 4 janar, e cila i bie si datë e fundit që Kushtetuta ka përcaktuar afatin 60 ditorë për zgjedhjen e presidentit të ri”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Eugen Cakolli.

Por një interpretim tjetër ka Yll Zekaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, i cili thotë se afati i fundit për zgjedhjen e presidentit është me 5 prill.

“Afati i fundit për zgjedhjen e presideleentit/es përcaktohen me nenin 86 të Kushtetutës ku thuhet se presidenti duhet të zgjidhet jo më vonë se 30 ditë para skadimit të mandatit të presidentit aktual. Duke qenë se në Kosovë kemi rrethana të reja pasi Presidenti ka dhënë dorëheqje dhe tashmë kemi një ushtruese të detyrës së presidentit mandati i së cilës po ashtu parashihet me Kushtetutë, pra ajo nuk mund të ushtrojë mandatë më të gjatë se gjashtë muaj. Atëherë nga kjo rrethanë del se presidenti duhet të zgjidhet jo më larg se 5 prilli i vitit të ardhshëm.

Ish presidenti Hashim Thaçi kishte dhënë dorëheqje me 5 nëntor pasi Gjykata Speciale i kishte ngritur një aktakuzë për krime lufte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat