Hoxha: PDK-ja ka komprometuar Kuvendin, Presidencën dhe vetveten

Aktuale

Hoxha: PDK-ja ka komprometuar Kuvendin, Presidencën dhe vetveten

Nga: Bota sot Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 09:24
Fotoilustrim

Analisti politik Ylli Hoxha ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës për mënyrën si e ka trajtuar Ligjin për Dhomat e Specializuara.

«PDK-ja e ka komprometuar Parlamentin, Presidencën dhe vetveten», tha Hoxha në emisionin «Debat Plus» të RTV Dukagjinit.

Sipas tij, ndryshimet e propozuara kanë efekt të kufizuar, sepse ligji i ri nuk mund të zbatohet prapaveprueshëm për rastet që kanë nisur më herët. Ai tha se një ndryshim ligjor duhet të synojë përmirësimin e drejtësisë, jo ndërhyrjen në raste konkrete që gjykohen në Hagë.

Në të njëjtin emision, analisti Lirim Mehmetaj tha se PDK-ja nuk e ka sqaruar asnjëherë pse kërkoi votim të ngutshëm. «Pse u bë ligji urgjent?», pyeti ai. Sipas Mehmetajt, nxitimi lidhej me interesin e strukturës aktuale të partisë për të shmangur zgjedhjet.

Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara u votuan më 6 tetor. Presidentja Justina Shiroka Pula e ktheu ligjin në Kuvend, ku për rimiratimin e tij duhen 61 vota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat