Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka sfiduar kryeministrin Albin Kurti dhe Qeverinë që të publikojnë listën e 74 çerdheve, për të cilat pretendohet se janë investuar 42 milionë euro.
Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka kërkuar transparencë lidhur me këto investime, duke vënë në pikëpyetje se ku janë ndërtuar çerdhet e përmendura.
“E sfidoj Qeverinë me bë publike listën e 74 çerdheve ku qenkan ‘investu’ 42 milionë euro. Ku janë çerdhet se deri më tani nuk i kemi pa. Për 42 milionë euro s'po dyshoj që nuk i keni shpenzu”, ka shkruar Bajrami.
Ajo ka kërkuar nga Qeveria që të bëjë publike të dhënat për këto investime.