Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim Grupin e Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës.
Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mbështetjen e nismave që synojnë fuqizimin e grave, rritjen e përfaqësimit të tyre dhe pjesëmarrjen më të madhe në jetën publike dhe në proceset vendimmarrëse.
Presidentja Shiroka Pula vlerësoi angazhimin e Grupit të Grave Deputete, duke shprehur gatishmërinë për të qenë partnere në nismat që promovojnë rolin, kontributin dhe arritjet e grave në të gjitha fushat e shoqërisë.
Ajo rikonfirmoi përkushtimin për të mbështetur përpjekjet në funksion të barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave, duke theksuar se bashkëpunimi dhe angazhimi i përbashkët janë të rëndësishëm për avancimin e pozitës së tyre.