Çeku dhe Haxhiu flasin me nxënësit për dhunën me bazë gjinore

Aktuale

Çeku dhe Haxhiu flasin me nxënësit për dhunën me bazë gjinore

Nga: A.M. Më: 25 nëntor 2026 Në ora: 16:41
Ministri Hajrulla Çeku dhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, gjatë vizitës në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë. 1.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, së bashku me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kanë vizituar shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë, në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Gjatë vizitës, Çeku dhe Haxhiu janë mirëpritur nga nxënësit e shkollës, me të cilët kanë zhvilluar një bashkëbisedim për barazinë gjinore, respektin e ndërsjellë dhe të drejtat e njeriut.

Në këtë takim është diskutuar edhe për rëndësinë e raportimit të çdo forme të dhunës dhe kërkimit të ndihmës pranë mekanizmave përkatës.

Po ashtu, është theksuar roli dhe përgjegjësia e secilit në ndërtimin e marrëdhënieve të shëndosha dhe krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se përmes aktiviteteve të tilla synon të forcojë rolin e shkollave në ndërgjegjësimin dhe edukimin e të rinjve, si dhe të kontribuojë në krijimin e një mjedisi shkollor të sigurt dhe gjithëpërfshirës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat