Deputetët mblidhen nesër, ky është rendi i plotë i ditës

Aktuale

Deputetët mblidhen nesër, ky është rendi i plotë i ditës

Nga: Bota sot Më: 25 nëntor 2026 Në ora: 16:33
Kuvendi i Kosovës,

Kuvendi i Kosovës, nesër do të mbajë seancë plenare, e cila do të jetë vazhdim i seancave të kaluara.

Deputetët, do të mblidhen nga ora 10:00, për shqyrtimin e disa pikave.

‘’I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 12 dhe 13 nëntor 2026:

9.  Votimi i Propozim Rezolutës nga Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, z. Arben Vitia, në lidhje me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi dhe mungesa e barnave onkologjike; 10.  Votimi i Propozim Rezolutës nga Mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë,’’, thuhet në njoftim.

Ndërsa në pikat e tjera, përfshihen çështje si, emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës dhe zgjedhje e dy (2) anëtarëve nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës.

‘’II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 19 nëntor 2026:

12.  Procedimi i nismave legjislative të qytetarëve për hartimin e projektligjeve nga Kuvendi i Republikës së Kosovës,

13.  Emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës,

14.  Zgjedhje e dy (2) anëtarëve nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës,

15.  Rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e katër (4) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

16.  Propozimi i GP të LDK-së për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje’’, njoftohet nga Kuvendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat