Nagavci: 41 milionë euro për pajisje të reja mjekësore dhe përmirësimin e shëndetësisë

Aktuale

Nagavci: 41 milionë euro për pajisje të reja mjekësore dhe përmirësimin e shëndetësisë

Nga: A.M. Më: 25 nëntor 2026 Në ora: 17:26
Arbërie Nagavci ka njoftuar për miratimin e marrëveshjeve të kredisë që parashohin 41 milionë euro investime në sektorin e shëndetësisë.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci  ka bërë të ditur se janë miratuar dy projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë me Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës dhe Bankën Evropiane të Investimeve, përmes të cilave parashihen 41 milionë euro për përmirësimin e sektorit të shëndetësisë.

Sipas saj, këto mjete do të shërbejnë për blerjen e pajisjeve të reja mjekësore dhe aparaturave shëndetësore për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe shtatë spitalet rajonale.

Nagavci ka bërë të ditur se në Komisionin për Buxhet është miratuar edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Sigurimin e Depozitave.

 

Po ashtu, në këtë komision janë miratuar Raporti Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025, si dhe Raporti i shpenzimeve të Kuvendit për nëntëmujorin e vitit 2026.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat