Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 06:24
Ilustrim

Ngjarjet e datës 21 Qershor 2021

- Initiative for Justice and Equality Inject lanson hulumtin ligjor ''Pjesëtimi i Pasurisë së Përbashkët dhe Mbajtja Financiare - Ligji dhe praktika gjyqësore në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut'', ku do prezantohen gjetjet kryesore si dhe sfidat me zbatimin e dispozitave në praktikën gjyqësore. (Platforma Zoom - https://us02web.zoom.us/j/87218512543 - ID: 872 1851 2543, ora 9:45)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takon përfaqësuesit e  UNHCR-it. (Kuvendi i Kososvës, salla N302, ora 10:00)
  
- Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës proteston para ndërtesës së Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Për nder të “Festës së Muzikës” organizohet një koncert i përgaditur nga nxënësit shkollës së muzikës "Prenk Jakova" ku me këtë rast, Ambasadorja e Francës, Zonja Marie-Christine Butel, do t’i dhurojë shkollës disa instrumente muzikore. (Shkolla e muzikës 'Prenk Jakova" në Prishtinë, ora 12:00)
  
- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të bëjë ndarjen e Çmimit për Vepër Jetësore “Niketë Dardani” dhe çmimet tjera vjetore për muzikë. (Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ora 13:00)

- Ambasada e Francës në Kosovë në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës me rastin e javës së muzikës Atmospheres dhe “Fête de la Musique “organizojnë koncert me korin e fëmijëve Siparantum nga Peja. (Salla e Kuqe e Pallatit te Rinisë, ora 18:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat