Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 06:16
Ilustrim

Ngjarjet e datës 29 Qershor 2021

- Klubi i Prodhuesve organizon Samitin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional. (Inovation Traning Park në Prizren, ora 9:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me Përfaqësuesit e Organizatës Britanike Fondacioni Westminster për Demokraci lidhur me prezanitimin e Raportit të shqyrtimit post-legjislativ të Ligjit Nr. 05/L-021 për Mbrojtje nga Diskriminimi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për shtyp ku do të shpalosen të gjeturat mbi influencën e grupeve të ndryshme të interesit në procesin legjislativ dhe rrugët institucionale që duhet ndjekur për të parandaluar këtë. (Zyrat e KDI-se, ora 10:00)

- Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, Fadil Kodra para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Nën patronatin e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirmtare të Kosovës në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës mbahet konferenca regjionale “Mobilizimi i komunitetit lokal për fuqizimin e të mbijetuarëve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”. (Asamblea Komunale në Gjakovë, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton planin për mbikëqyrjen e procesit integrues 2020-2021 dhe inkuadrimi i të gjeturave në planin e punës se komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 200-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ndërmarrjes publike lolake Hortikultura. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)
 
- Në kuadër të Javës së Krenarisë mbahet Konferenca “Kodi Civil dhe Gjithëpërfshirja: Martesat e seksit të njëjtë” përmes dy paneleve ku do të  trajtojë qasjen institucionale lidhur me draft Kodin Civil dhe perspektivën ndërkombëtare lidhur me të drejtën e martesave të seksit të njëjtë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Save the Children në Kosovë organizon ngjarjen e shpalljes së fituesve të garës së vizatimit “Mbro Arsimin Tonë’’. (Hotel Afa, ora 11:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jacob Webber, vizitojnë OJQ Handikos (Handikos, rr. Halim Orana, Dardania, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Agron Limani do të bëjnë përurimin e projektit “Hapja e puseve  për ujitjen e tokave bujqësore” me participim. (Fshati Vlashnje, ora 11:30)

- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci raporton para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komuniteti LGBTI organizon diskutim në të cilin do të shpalosë përvojën e grave lezbike, biseksuale, trans dhe queer me aktivizmin dhe realitetin social. (Klubi M, ora 14:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin e panelit për zgjedhjen e “Drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit” dhe shqyrtimi i Planit për Mbikëqyrjen e Procesit Integrues. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 14:00)

- Anëtarja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Hotel Sirius, ora 14:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës në të cilën do të shqyrtojë i rekomandimin e Komisionit funksional për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 16:00)

- Komuniteti LGBTI organizon performancën “A je çikë, a djalë?!”. (Teatri Oda, ora 17:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat