Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 06:18
Ilustrim

Ngjarjet e datës 30 Qershor 2021

- Klubi i Prodhuesve organizon ditën e dytë të Samitit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional. (Inovation Traning Park në Prizren, ora 9:30)

- Vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon tryezën e diskutimit “Gratë Konsumatore - të drejtat e kosumatorëve nga perspektiva gjinore”. (Hotel “Opera”, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës së Krenarisë diskutohet për shëndetin mendor qe do të trajtojë çështjen e mirëqenies emocionale dhe ndikimin që ka pasur pandemia në jetën e personave LGBTI+. (Fondacioni 17, ora 10:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie lidhur me 100 ditëshin e Qeverisë. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

- Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë dhe organizatës UN-Habitat e cila parasheh bashkëpunimin në zhvillimin e politikave dhe legjislacionit të Kosovës për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm urban në fushat e planifikimit hapësinor, mjedisit urban, klimën, lëvizshmëri urbane dhe strehim social, strehim të përballueshëm në përputhje me angazhimet transformuese të Agjendës së Re Urbane, Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe lokalizimit të SDG-ve. (Holli i Kuvendit, ora 13:00)

- Growzillas, Innovatin Centre Kosovo dhe KiKxxl & evroTarget organziojnë ngjarjen e viti për Marketing Digjital dhe Rrjetet Sociale. (Online përmes facebook, ora 15:00)

- Autostrada Biennale, në edicionin e saj të tretë, bashkë me edicionin e pestë të Javës së Krenarisë në Kosovë, në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Manifesta 14 Prishtina, do të prezantojnë instalacionin artistik “Lule, Mos më harro 2020 – 2021”. (Biblioteka Kombëtare, ora 16:00)

- Komuniteti LGBTI organizon shfaqjen teatrale “Unë jam vetë grua” (Teatri Dodona, ora 19:30)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat