​Maqedonci: Kosova e Kroacia me interesa të përbashkëta në siguri

Aktuale

​Maqedonci: Kosova e Kroacia me interesa të përbashkëta në siguri

Më: 27 mars 2024 Në ora: 19:03
Ejup Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, pas takimit sot me homologun kroat Ivan Anusiq, deklaroi se të dyja vendet ndajnë të njëjtat interesa në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë.

Maqedonci në një konferencë për media foli mbi rolin dhe ndihmën që Kroacia ka ofruar deri më tash për Kosovën.

"Kroacia ka qenë dhe mbetet një prej shteteve më përkrahëse, veçanërisht në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë. Prezenca ushtarake kroate në kuadër të KFOR-it ka ndikuar në ambient më të sigurt. Republika e Kroacisë ka mbështetur në trajnime dhe shkollime, por gjithashtu edhe në aspektin e industrisë së mbrojtjes", tha ai.

Ndryshe, ministri i Mbrojtjes i Kroacisë Ivan Anusiq është pritur në takim me gardë ceremoniale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat