Memeti: Gëzuar 28 Nëntorin, festë që në Luginën e Preshevës vazhdon të jetë e ndaluar

Aktuale

Memeti: Gëzuar 28 Nëntorin, festë që në Luginën e Preshevës vazhdon të jetë e ndaluar

Nga: A.M. Më: 28 nëntor 2026 Në ora: 09:58
Visar Memeti

Visar Memeti, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, ka uruar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, duke rikujtuar se kjo festë në Luginën e Preshevës vazhdon të jetë e ndaluar.

Përmes një postimi në Facebook, Memeti ka thënë se, pavarësisht ndalimit, festa e 28 Nëntorit nuk mund të ndalohet në zemrat dhe shpirtin e shqiptarëve.

“Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit!

Një festë që në Luginën e Preshevës, për fat të keq, vazhdon të jetë e ndaluar, por që nuk mund të ndalohet kurrë në zemrat dhe shpirtin tonë.

Gëzuar 28 Nëntorin!”, ka shkruar Memeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat