Zyrtarët në Xhorxhia kundërshtojnë pretendimin e Trump për manipulim të votimit

Amerika

Zyrtarët në Xhorxhia kundërshtojnë pretendimin e Trump për manipulim të votimit

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 00:12
Foto

Zyrtarët në shtetin e Xhorxhias kundërshtuan të dielën pretendimin e Presidentit republikan Donald Trump se sfiduesi demokrat Joe Biden fitoi përmes manipulimeve shtetin jugor të SHBA-ve, duke deklaruar se presidentit të zgjedhur Joe Biden i takojnë 16 votat elektorale të këtij shteti.

Brad Raffensperger, zyrtari më i lartë i zgjedhjeve të këtij shteti, tha për emisionin “This Week” të kanalit ABC News se si një republikan konservator ai ishte i “zhgënjyer” që presidenti Trump humbi në shtetin e Xhorxhias, por njerëzit “e thanë fjalën e tyre” dhe ” asgjë që do të përmbyste vullnetin e tyre”.

Trump të shtunën i kërkoi guvernatorit republikan të shtetit, Brian Kemp, të thërriste një seancë të posaçme të legjislaturës së Xhorxhias për ta përmbysur votimin atje dhe për t’i akorduar elektorët e këtij shteti për presidentin Trump, gjë që nuk do të ishte e mjaftueshme për të ndryshuar avantazhin jozyrtar të zotit Biden 306-232 në Kolegjin Zgjedhor që përcakton rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të SHBA.

Kemp refuzoi kërkesën e presidentit Trump. Guvernatori i Xhorxhias, republikani Geoff Duncan, i tha të dielën rrjetit CNN se ai “absolutisht” beson se zoti Kemp nuk do të pranojë kërkesën e presidentit Trump që guvernatori të bindë ligjvënësit e shtetit të anulojnë fitoren e zotit Biden në atë shtet./VOA

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat