Brazili regjistron numër rekord të rasteve me COVID-19 që nga gushti

Amerika

Brazili regjistron numër rekord të rasteve me COVID-19 që nga gushti

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 00:20
Foto ilustrim

Që nga muaji gusht Brazili ka regjistruar në 24 orët e fundit numrin më të lartë të të prekurve me COVID-19.

Reuters raporton se sot janë regjistruar 53,453 raste të reja me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu ka konfirmuar se gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 836 të vdekur.

Që nga fillimi i pandemisë Brazili ka regjistruar 6,728,452 raste të reja me koronavirus.

Derisa numri i të vdekurve tashmë ka arritur në 178,995.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat