​Infektohet me COVID-19 infermieri në Amerikë gjashtë ditë pasi mori vaksinën

Amerika

​Infektohet me COVID-19 infermieri në Amerikë gjashtë ditë pasi mori vaksinën

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 13:38
Foto ilustrim

Historia e një infermieri, i cili doli pozitiv me Covid-19 pasi bëri vaksinën është një kujtesë se larja e duarve, distanca sociale dhe maskat do të jenë ende thelbësore në 2021.

Matthew W., një infermier 45-vjeçar në San Diego, mori vaksinën Pfizer më 18 dhjetor dhe tha se i vetmi efekt anësor i vaksinës që përjetoi ishte dhimbja e krahut.

Gjashtë ditë më vonë, pasi punoi një turn në njësinë COVID-19, Matthew kishte dhimbje muskulore dhe lodhje. Testi më pas konfirmoi se ai ishte pozitiv për COVID-19.

Skenari nuk është i papritur, thotë për Abc News, Christian Ramers, specialist i sëmundjeve infektive në Qendrat Shëndetësore Familjare të San Diego.

Pacientët nuk zhvillojnë menjëherë mbrojtje nga Covid-19 pasi të jenë vaksinuar.

“Ne e dimë nga provat klinike të vaksinës që do të duhen rreth 10 deri në 14 ditë që ju të filloni të zhvilloni mbrojtje nga vaksina,” tha Ramers.

Edhe pas 10 deri 14 ditëve, pacientët kanë nevojë për një dozë të dytë vaksine për mbrojtje të plotë. “Ajo dozë e parë mendojmë se jep diku rreth 50% mbrojtje dhe ju duhet ajo dozë e dytë për të arritur deri në 95%,” shtoi Ramers.

Megjithatë, meqë periudha e inkubacionit për Covid-19 është 14 ditë, është gjithashtu e mundur që Matthew të jetë infektuar para se të merrte vaksinën më 18 dhjetor.

Të dy skenarët e mundshëm janë një kujtesë se vaksinat nuk janë ilaç. Në vend të kësaj, thonë ekspertët, ndalimi i pandemisë do të marrë kohë dhe respektim i vazhdueshëm i praktikave themelore të shëndetit publik si distanca shoqërore, maskat dhe larja e duarve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat