Fortesa Kapitol: Pamje të pabesueshme brenda godinës

Amerika

Fortesa Kapitol: Pamje të pabesueshme brenda godinës

Më: 13 janar 2021 Në ora: 20:04
Fortesa Kapitol

Këto pamje të pabesueshme vijnë nga brenda godinës së Kapitol Hill në SHBA.

Godina e Kongresit është mbushur me trupa të Gardës Kombëtare,të cilët po ruajnë ambientet në pritje të inaugurimit të presidentit Joe Biden.

Trupat janë detyruar që të flenë në dyshemenë e Kongresit, bashkë me armët dhe pajisjet e tjera.

Në foto shihet teksa ligjvënësit futen brenda në godinë, kurse trupat janë akoma duke fjetur.

Aktualisht në Uashington janë dërguar 6200 trupa të Gardës Kombëtare.

Në pritje janë edhe 10 mijë të tjerë të shtunën.

Kapitoli u sulmua të mërkurën e shkuar nga turma e mbështetësve të presidentit Donald Trump.

Image
Fortesa Kapitol
Image
Fortesa Kapitol
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat