Personi më i pasur në Meksikë, Slim, hospitalizohet me COVID-19

Amerika

Personi më i pasur në Meksikë, Slim, hospitalizohet me COVID-19

Më: 27 janar 2021 Në ora: 21:18
Carlos Slim

Personi më i pasur në Meksikë dhe një prej personave më të pasur në botë, Carlos Slim, është hospitalizuar me COVID-19.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Slimit, Arturo Elias.

Ai ka thënë se 80-vjeçari është në gjendje të mirë dhe është hospitalizuar në mënyrë që të monitorohet gjendja e tij, raporton agjencia Reuters.

Meksika është një nga vendet që është prekur më së rëndi nga COVID-19. Në Meksikë janë regjistruar zyrtarisht 152.016 të vdekur nga COVID-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat