Deshën të festojnë e përfunduan në spital, ushtarët amerikanë helmohen me antifriz duke menduar se është pije alkoolike

Amerika

Deshën të festojnë e përfunduan në spital, ushtarët amerikanë helmohen me antifriz duke menduar se është pije alkoolike

Më: 30 janar 2021 Në ora: 19:17
Foto ilustrim

Mbi 10 ushtarë në bazën ushtarake në Teksas janë hospitalizuar, ku dy prej tyre janë në gjendje kritike – pasi që kanë pirë antifriz duke menduar se është pije alkoolike.

Analizat laboratorike tregojnë se 11 ushtarët kanë pirë etilen-glikol – i njohur si antifriz, ka bërë të ditur ushtria amerikane.

E katër prej ushtarëve pritet të lirohen nga spitali, pasi gjendja e tyre shëndetësore është përmirësuar dukshëm.

Konsumimi i alkoolit është i ndaluar për ushtarët që janë në detyrë, ka bërë të ditur një zyrtar ushtarak.

Megjithatë nuk dihet se çfarë sanksionesh pritet t’i prekin ushtarët për shkak të “konsumimit të alkoolit në detyrë”.

E në mesin e të hospitalizuarve është një polic ushtarak, dy nënoficerë dhe tetë pjesëtarë të ushtrisë – por ushtria amerikane nuk ka zbuluar emrat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat