SHBA, policia mbetet pa fjalë kur gjen “sheqerin”

Amerika

SHBA, policia mbetet pa fjalë kur gjen “sheqerin”

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 21:34
Foto ilustrim

Oficerët e doganës në portin e Cincinatit në Shtetet e Bashkuara mbetën pa fjalë kur zbuluan 20 kg cereale dhe panë se sheqeri që i mbulonte, në fakt ishte diçka tjetër.

Qeni me nuhatje i agjencisë, Bico ishte i pari që paralajmëroi se dërgesa nga Peruja nuk ishte në rregull. Kur hapën njërën prej pakove, policët panë se ajo përfshinte një pluhur të bardhë me veshje si në gri. Testet e mëvonshme konfirmuan se bëhej fjalë për kokainë.  Destinacioni përfundimtar i dërgesës ishte një rezidencë private në Hong Kong.

Kontrabandistët janë gati t’i fshehin narkotikët edhe në vende që nuk ti kap imagjinata, tha drejtori i Portit të Cincinnati Richard Gillespie në një njoftim për shtyp duke vlerësuar punën e ekipit të tij në gjetjen e sasisë së pazakontë. Droga e spërkatur mbi cereale do të kishte një vlerë rruge prej më shumë se 2.5 milion dollarë. Në një ditë të zakonshme të 2020-tës, në portet hyrëse të shteteve të bashkuara janë kapur mesatarisht 1.700 kg drogë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat