Demokratët gjejnë gjuhën e përbashkët lidhur me përfitimet në rast papunësie

Amerika

Demokratët gjejnë gjuhën e përbashkët lidhur me përfitimet në rast papunësie

Më: 6 mars 2021 Në ora: 06:18
Ilustrim

Udhëheqësit demokratë të Senatit dhe senatori i moderuar demokrat Joe Manchin arritën një marrëveshje të premten në mbrëmje lidhur me përfitimet shtesë në rast papunësie, duke i dhënë fund një ngërçi prej nëntë orësh që kishte bllokuar paketën e ndihmës ndaj pandemisë prej 1.9 trilionë dollarë.

Kompromisi, i njoftuar nga ligjvënësi i Virxhinias perëndimore dhe një ndihmës i demokratëve, duket se i hap rrugën Senatit që të shkojë drejt miratimit të projektligjit gjithëpërfshirës.

Paketa e ndihmës lidhur me pandeminë, do të sigurojë pagesa të drejtpërdrejta në formë çeku prej 1,400 dollarësh për shumicën e amerikanëve. Aty parashikohen fonde për vaksinat dhe testimet për COVID-19, ndihma për qeveritë në nivel shtetëror e lokal, ndihmë për shkollat dhe industrinë e linjave ajrore, avantazhe lidhur me taksat për amerikanët me të ardhura të ulta dhe familjet me fëmijë dhe subvencione për sigurimin shëndetësor.

Ndërsa pandemia ka shkaktuar humbjen e 10 milionë vendeve të punës, ndihma për amerikanët e papunë është një përparësi kryesore e demokratëve. Por ajo po shndërrohet gjithashtu në një çështje që ka çuar në ndarje mes progresistëve që kërkojnë të ndihmojnë të papunët të përballen me problemet e tyre ekonomike dhe senatorin Manchin e të moderuar të tjerë që kanë kërkuar të ulin disa nga kostot e paketës së ndihmës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat