New York, bëhet qyteti i parë në SHBA, për t'i dhënë fund imunitetit të kualifikuar për oficerët e policisë

Amerika

New York, bëhet qyteti i parë në SHBA, për t'i dhënë fund imunitetit të kualifikuar për oficerët e policisë

Nga: Beqir Sina Më: 26 mars 2021 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Kështu që New York-u qyteti që ka edhe numërin më të madh të uniformave blu, (36 mijë) thotë media njujorkeze sot është bërë qyteti i parë në vend (SHBA) që përfundon imunitetin e kualifikuar .

Një ligj i veçantë u miratua dje si pjesë e një pakete ligjeve që i përkasin  reformës policore të NYPD, nqytetin e 9 milion banoreve New York- City.

“Kritikët argumentuan se heqja e masave mbrojtjese për policinë do t'i bëjë oficerët e uniformave blu më pak agresivë në luftën kundër krimit, nëse u duhet të shqetësohen për proceset gjyqësore.”

Kryetari i Këshillit të Bashkisë së Qytetit Corey Johnson, megjithatë, tha se "Ligji i ri për policinë për ta “hequr” nga masat është përdorur për të mohuar drejtësinë për viktimat e abuzimit të policisë për dekada".

"Rrënjosur në historinë e racizmit sistemik të kombit tonë, imuniteti i kualifikuar  është përdorur për të mohuar drejtësinë për viktimat e abuzimit të policisë për dekada", shkroi ai në Twitter pas votimit. "Ajo kurrë nuk duhet të ishte lejuar, por unë jam krenar që kemi ndërmarrë një veprim sot për t'i dhënë fund këtu në NYC."

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat