Brazili regjistron numrin më të lartë të viktimave nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë

Amerika

Brazili regjistron numrin më të lartë të viktimave nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë

Më: 27 mars 2021 Në ora: 08:33
Ilustrim

Brazili gjatë ditës së djeshme ka regjistruar 3 mijë e 650 viktima nga COVID-19, numri i tij më i lartë ditor i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo është hera e dytë që Brazili ka regjistruar më shumë se 3 mijë vdekje nga koronavirusi brenda një dite, shkruan CNN.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 307 mijë e 112.

Po ashtu janë regjistruar edhe 82 mijë e 245 raste të reja me COVID-19 duke e quar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 12 milionë e 404 mijë e 414 të prekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat