Udhëtim nëpër Amerikë: Pemët e Luleve të Qershisë kanë filluar të lulëzojnë rreth qytetit New York-ut

Amerika

Udhëtim nëpër Amerikë: Pemët e Luleve të Qershisë kanë filluar të lulëzojnë rreth qytetit New York-ut

Nga: Beqir SINA - New York City Më: 31 mars 2021 Në ora: 18:25
New York

Ekuinoksi i Pranverës ndodh zyrtarisht në 20 Mars, por njujorkezët e dinë se nuk është në të vërtetë pranverë, për derisa pemët e lules së qershisë rreth qytetit të fillojnë të lulëzojnë. Dhe tani që gjithçka po ndodh, dhe, Pemët e Luleve të Qershisë, kanë filluar të lulëzojnë rreth, e rreth qytetit të 5 Borough, New York City, duket se Pranvera po lulëzonë.

Me temperaturat që çdo ditë po varjonë nga 55 deri 60 degree, dhe në natyrë parqet e shumta në të gjithë qytetin, nga njujorkezet këtë fund javë qendruan më shumë jashtë në këtë mot të ngrohtë, që nuk është çudi që të thuhet se kjo është Pranvera, një kohë e bukur për të vizituar New York City.

Disa nga pamjet e para të petaleve rozë të "Pemëve Lule të Qershisë", u pane të lulëzojnë këtë fundjavë në New York City, Central Park, afër Rezervuarit të Parkut Qendror, në Manhattan, parqet e mëdha e të bukur në Brooklyn, Queens, Bronx, dhe Staten Island.

Image

"Pemët Lule të Qershisë", gjithashtu kanë filluar të lulëzojnë edhe në Tompkins Square Park, rreth zonës së rrugëve të 8-të dhe të 9-të.

Gazetat, revistat, televizionet (fotoreporteret dhe kameromanët) po sjellin në albumet e tyre dhe kronikat e ditës, një nga një pemët parqet e qyteti ku lulet e qershisë po lulëzojnë, sa në anën veriore në atë jugore të parqeve në qytetin e New York-ut.

Natyra ecën shpejt.

Dhe, njerëzit pavarësisht masave kufizuese të pandemisë, kan dale grupe grupe me familjet e tyre të Shtunën ose të Dielën, nëpër parqet e bukura dhe të shumta, duke shetitur sikur të mos kishte pandemi në New York City, pikërisht këto ditë që Pemët e Luleve të Qershisë, kanë filluar të lulëzojnë rreth, e rreth qytetit të 5 Borough, New York City.

Ndërkohë, që lulet e qershisë në D.C tashmë kanë arritur kulmin e lulëzimit dhe Shërbimi i Parkut Kombëtar, tha që temperaturat mbi mesataren kohët e fundit janë shkaku i kësaj lulëzimi të hershëm në bregun lindor.

Çdo vit, Washingtoni çon në pranverë një det me lule të mrekullueshme qershie, fundi i Marsit është koha për të lulëzuar......

Image

Shërbimi i Parkut Kombëtar (NPS) kishte parashikuar që kulmi i lulëzimit të pemëve të qershisë në Washington do të ndodhëte midis 27 dhe 31 Mars, rreth një javë më vonë sesa ishte parashikuar fillimisht. Data e pikut të lulëzimit bazohet në atë kur 70% e luleve në pemët që rrethojnë pellgun e baticës janë të hapura, një datë që ndryshon vit pas viti në varësi të motit. Sapo të fillojnë të hapen, periudha e lulëzimit mund të zgjasë për rreth 14 ditë, megjithëse kjo mund të shkurtohet nëse lulet delikate goditen nga era, shiu ose acari.

Pellgu i baticës është qendra e festivalit kombëtar të lulëzimit të qershisë, për të cilin NPS ka njoftuar se nisi këtë fundjave të ngrohtë. Festivali do të zgjasë për dy javë, deri në 15 Prill.

Ka shumë ngjarje për t'i argëtuar vizitorët gjatë sezonit, duke përfshirë Festivalin e Blossom Kite dhe Paradën Kombëtare të Festës së Qershisë në 14 Prill. Celebration është kremtimi më i madh ne D.C. dhe konsiderohet si një nga pikat kryesore të sezonit të lulëzimit të qershisë, në këtë qytet.

Festivali pemët e qershisë që iu dhanë qytetit të Washingtonit D.C., në 1912 nga kryetari i Bashkisë së Tokios, tashmë ka lëshuar parashikimet e tij për lulëzimet e pikut të këtij viti, të cilat mund t'i vizitoni këto ditë mbasi edhe masat e pandemisë janë lehtësuar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat