​CDC: COVID, shkaku i tretë kryesor i vdekjeve në SHBA më 2020

Amerika

​CDC: COVID, shkaku i tretë kryesor i vdekjeve në SHBA më 2020

Më: 31 mars 2021 Në ora: 20:05
Foto ilustrim

Virusi korona është shkaku i tretë kryesor i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara në vitin 2020, njoftoi sot Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

CDC deklaroi në raportin e saj të përjavshëm mbi morbiditetin dhe vdekshmërinë, se COVID-19 është shkaku i tretë kryesor i vdekjeve, pas sëmundjeve të zemrës dhe kancerit dhe rreth 375.000 vdekje u regjistruan, raporton Fox News.

"Numri më i lartë i vdekjeve u regjistrua midis afrikano-amerikanëve, amerikanëve vendas dhe vendasve të Alaskës," thuhet në deklaratë.

Si përqindje, numri më i lartë i vdekjeve është midis meshkujve dhe personave mbi 85-vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat