SHBA/ Një i vdekur, 3 të plagosur teksa shoferi mësyn protestuesit me makinë në Minneapolis

Amerika

SHBA/ Një i vdekur, 3 të plagosur teksa shoferi mësyn protestuesit me makinë në Minneapolis

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 20:06
Foto

Në imazhe shihet zona e rrethuar ku një grua u vra dhe tre njerëz të tjerë u plagosën mbrëmjen e të dielës në Minneapolis, teksa një burrë sulmoi me makinën e tij demonstruesit që protestonin kundër vrasjes së një afro-amerikani nga forcat e policisë.

Incidenti vrasës ndodhi në zonën qendrore të Uptown rreth orës lokale 11:39. Autoritetet vendase thanë se ishin duke monitoruar demonstratën në zonë, kur një makinë sulmoi qëllimisht turmën.

Pas incidentit protestuesit ishin konfrontuar me shoferin.

“Protestuesit e nxorrën atë nga makina dhe sipas dëshmive, nisën ta godisnin”, tha policia në deklaratën e sotme, duke shtuar se më pas me ardhjen e njësive të policisë shoferi ishte marrë nën arrest.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat